19:00 / 23.06.2022
Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Muharrem Miftari/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në Bruksel kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin, me të cilin ka biseduar për vullnetin e popullit të Kosovës për integrim në BE dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Osmani, në takim me kryeministrin irlandez, si kërkesë të veçantë shtroi mbështetjen e Irandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sidomos tani, kur Irlanda ka udhëheqjen.
“Në veçanti, kërkova përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Irlanda tani ka udhëheqjen. Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, shkroi Osmani në Facebook.