"Neymar s`largohet nga PSG pa e fituar Champions League"
Sport

"Neymar s`largohet nga PSG pa e fituar Champions League"

Uran Krasniqi/RTKLive

Wagner Ribiero, ish-agjenti i Neymar, beson se braziliani nuk është gati të largohet nga Paris Saint-Germain pasi ai ende ëndërron për ta fituar Ligën e Kampionëve me klubin francez. 

“Neymar ka një ëndërr: ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në”, tha ai për "Goal". “Pavarësisht të gjitha thashethemeve për një largim të mundshëm, ai është shumë i motivuar dhe nuk do të ndalet derisa ta arrijë atë”. 

Qëkur Neymar iu bashkua PSG-së në vitin 2017, gjigantët francezë në CHL janë eliminuar në fazën çerekfinale në tre nga pesë sezonet si dhe kanë përfunduar nënkampion më 2019-20 dhe janë skualifikuar në gjysmëfinale një vit më vonë. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa