20:23 / 23.06.2022
Herrera: Verratti është si Xavi e Iniesta
Uran Krasniqi/RTKLive
Ander Herrera beson se mesfushori i tij i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, është në nivelin e legjendave të Barcelonës, Xavi dhe Andres Iniesta.
“Më i miri me të cilin kam luajtur është Verratti, por kam luajtur me shumë të mirë”, tha ai për Diario AS, duke përmendur emra si Alcantara, Pogba, Schweinsteiger etj.
Herrera nënshkroi për PSG-në në vitin 2019 pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United.
Ai ka luajtur pesëdhjetë e tetë ndeshje për PSG, ku ka realizuar edhe pesë gola.