Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence mbërrin në Shqipëri
Foto:rtsh
Shqipëri

Ish-zv Presidenti amerikan Mike Pence mbërrin në Shqipëri

rtsh.al

Ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka mbërritur në Shqipëri.

Ai do të marrë pjesë në eventin që zhvillojnë muxhahedinët e MEK që ndodhen në Manëz të Durrësit. Pence ka vizituar muzën e viktimave dhe torturave të muxhahedinëve nga regjimi iranian dhe më pas do të mbajë një fjalim për një Iran demokratik.Të pranishëm janë edhe shumë politikanë shqiptare të pozitës dhe opozitës si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Ferdinand Xhaferi, Nasip Naço Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Emiriana Sako etj.

Kjo vizitë pas vizitës së ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili po ashtu mbështeti opozitën iraniane të MEK që ndodhen në Shqipëri. Pompeo tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë MEK-un dhe të jenë më pranë popullit iranian për një shtet demokratik, laik dhe jo bërthamor.

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa