Rama: Banorëve të Prishtinës u mungon një spitali i përgjithshëm
Lajme

Rama: Banorëve të Prishtinës u mungon një spitali i përgjithshëm

Venera Xhoxhaj/ RTK

Komuna e Prishtinë ka prezantuar Planin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, për të cilin u tha se është tejet i nevojshëm për qytetarët e kryeqytetit. Edhe Ministria e Shëndetësisë e vlerëson shumë të nevojshëm ndërtimin e një spitali, i cili do ta shkarkonte numrin e pacientëve nga QKUK.

Kryeqytetit i mungon një spital i ri i përgjithshëm. Kështu u theksua në tryezën ku komuna e Prishtinës, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë shpalosën Planin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

 “Kujdesin në spitalin tonë është i mrekullueshëm, por infrastruktura në spitalin tanë ku shërohen pacientët, u punojnë ditë e natë punëtorë shëndetësor ka vend shumë të madh për rindërtim, ka vend shumë të madh për tu krijuar në fillim pacientëve por edhe personelit hapësirë dinjitoze ku bëhen puna e mrekullueshme e mjekëve dhe infermierëve tanë. Prandaj, modernizimi i gjithë SHSKUK-së dhe me këtë i gjithë QKUK me shtimin e një spitali tjetër qoftë ai spital universitar shkencor dhe hulumtues në nivel të Kosovës me u largua jashtë Prishtinës me fillua një spital jashtë qytetit këto janë disa çështje që ne po diskutojmë që nuk do të mbarojmë sot”, u shpreh Rifat Latifi, Ministër I Shëndetësisë

Kurse, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se për banorët e Prishtinës është ndjerë mungesa e një spitali të përgjithshëm.

“Spitali Qendror i kryeqytetit i Prishtinës siç e dini çdo qytet tjetër i madh i Kosovës kanë spitalet e veta, kryeqytetit ende i mungon spitali i kryeqytetit, e kemi QKUK që ofron shërbime edhe sekondare dhe terciare, pra qytetarët e kryeqytetit janë në disfavor me të tjerët për shkak të mungesës të një spitali për këtë arsye këtu jemi bërë bashkë dhe kemi pas edhe biseda të shumta dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirëfilltë me MSH-në dhe ministrin, Latifi rreth nevojës së spitalin për kryeqytetin.. Spitali për kryeqytetin i cili është shumë i nevojshëm”, theksoi Rama.

Ndërsa, drejtori për Shëndetësi në kryeqytet, Izet Sadiku, tha se studimi i sotëm hap rrugë për hapat tjerë drejtë ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.

 “Sot ka ardhur koha që kompania ta shpalos këtë projekt dhe faktikisht të vazhdojmë bashkarisht komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera dhe në këtë moment veçanërisht ministria e Shëndetësisë hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës i cili sipas ligjit të kryeqytetit Prishtina ka të drejtë për ofrimin e shërbimeve sekondare shëndetësore ku bënë pjesë edhe Spitali i Prishtinës”, theksoi Sadiku.

Ndërsa, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare theksuan se po bëhen planifikime në disa fusha, duke filluar nga kostoja, dizajni si dhe përshtatshmëria me kulturën e qytetareve, të cilën ai e vlerësoi si kritike.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa