Dështon rivotimi në Tërnoc
Lajme

Dështon rivotimi në Tërnoc

Baki Rexhepi RTK

Në Tërnoc të Bujanocit është anuluar procesi zgjedhor në të cilin pritej të votohej Shaip Kamberi si deputet shqiptar për Kuvendin e Serbisë. Fillimisht komisionarët serbë nga partia e Ivica Daçiqit penguan votimin e më pas u dha alarmi për një bombë në shkollë. Votuesit shqiptarë më pas bojkotuan votimin.

Habim Ramadani ishte qytetari i parë i cili kishte tentuar që të votoj për herë të katërt sot në Tërnoc të Bujanocit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Përkundër vullnetit të tij, ai nuk ishte lejuar nga dhjetëra komisionar serb të SPS e SNS nga brendia e Serbisë e madje edhe nga veriu i Kosovës, të cilit kishin ardhur në emër të listave serbe në vendvotimin numër gjashtë.

 “ Dhjetë minuta në shtat kam shkuar, kur u bë shtat e pesë më kanë thirr me votuar, kur kam hy ma kanë ngjit për krahu, mos më ndërpre i thash, se ju i thash keni ardhur për të keq. Thoshte një me qen prej tonëve një prej të atyre edhe u ndërpre procesi. Shumë mirë që u ndërpre dhunë ndaj neve ka bërë  eSPeeSi, dy të eSeNeSit 16 të eSPeeSit, edhe ka pas të Leposaviqit, ka pas prej Kosovës”, thotë Habim Ramadani – votues

Fillimi i procesit zgjedhorë ishte prolonguar deri në orën dhjetë për shkak të tendencave të komisionarëve serb që të majorizojnë komisionarët shqiptarë të listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

 “Përmes kërcënimeve dhe shantazheve që deshën të mbivendosin mënyrën e funksionimit e cila ishte madje edhe kundër kushtetuese duke përmendur se janë kralevinë e aq më tepër ne nuk lejuam që të mbivendosen në at formë diskriminuese e krejt më pas nuk lejuan që as votuesit e parë të fillonin votimin dhe deri në ora dhjetë madje nuk filloi procesi zgjedhorë dhe më pas erdhi një paralajmërim se mundësia është që të ketë një bombë në këtë shkollë”, thotë Ragmi Mustafi – komisionar i KSHL

E në orën 10 e 30 në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” kishte paralajmërim se gjëja është vendosur një bombë dhe kjo mjaftonte që Komisioni Komunal Zgjedhorë të vendos për të ndërprerë procesin e pafilluar zgjedhorë.

Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi ka paralajmëruar ankesë për të gjitha parregullsitë e ndodhura.

 “ Ne sigurish do të apelojmë procesin  e sotëm do të kërkojmë që të përsëritet në rrethana krejtësisht tjera në rrethana normale, sepse është shumë e qartë që Serbisë nuk i konvenon përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe po mundohen duke përdorur të gjitha mekanizmat provokimet që ta ndërkrejnë një proces në ët cilin shqiptarët do të kenë sukses”, tha Shaip Kamberi – bartës i listës së KSHL-së

 Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të Serbisë të nisura në mars të këtij viti ende nuk kanë përfunduar. Në Tërnoc ato po përsëriten tash e katër herë, për shkak të kundërshtimeve të partisë së Ivica Daçiqit, i cili do të humbiste një deputet me fitoren e një mandati nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa