Abdixhiku: Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike
Lajme

Abdixhiku: Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mos liberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë.

Ai ka shkruar se liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova, sipas tij, ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

“Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Tani, ka shkruar ai se është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm - Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. “Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”, përfundon Abdixhiku.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa