15:08 / 24.06.2022
Dresevic i bashkohet ekipit të Pirlos në Turqi
Uran Krasniqi/RTKLive
Ibrahim Dresevic tash e tutje do të jetë nën urdhrat e legjendës italiane të futbollit, Andrea Pirlo.
Futbollisti kosovar ka nënshkruar me klubin turk, Fatih Karagumruk. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Dresevic deri tash ishte pjesë e Hereenvenit në Holandë.
Ai është lojtar me peshë edhe te Kombëtarja e Kosovës.























