Rama për heqjen e vetos nga Parlamenti bullgar: Tani BE të veprojë shpejt
BKT
Shqipëri

Rama për heqjen e vetos nga Parlamenti bullgar: Tani BE të veprojë shpejt

ATSH

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Bashkimi Europian duhet tani të veprojë shpejt, pas vendimit të Parlamentit bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, në procesin e çeljes së negociatave.

Përmes rrjeteve sociale, Rama vlerësoi rolin përcaktues në këtë vendim të Boyko Borissov, ndërsa tha se “partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së”.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”, tha Rama.

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut.


MË SHUME NGA Shqipëri