Nikolla: Kjo votë çliron KiE për çeljen e negociatave me Shqipërinë
ATSH
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndet parlamentin e Bullgarisë për heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.
Nikolla, ka reaguar menjëherë pas votimit të parlamentit të Bullgarisë për heqjen e vetos kundër Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.
“Mirënjohje Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Kryetarit (ad interim), Miroslav Ivanov, dhe gjithë grupeve parlamentare, të shumicës dhe opozitës, për votimin pro heqjes së vetos dhe çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut”, shprehet ajo.
“Kjo votë e rëndësishme është një veprim i emancipuar dhe evropianist i parlamentarëve bullgarë, që çliron edhe vendimmarrjen e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë”, shkruan Nikolla në një postim në rrjetet sociale.























