14:03 / 25.06.2022
Salah mund të largohet nga Liverpool
Uran Krasniqi/RTKLive
Mohamad Salah mund të largohet nga Anfield gjatë kësaj vere. Kësisoji ai ka mundësi të ndjekë Sadio Mane nëse Liverpool nuk ia përmbushë kërkesat.
Sulmuesi egjiptian thuhet se po kërkon që të bëhet më i paguari në klub, duke kërkuar që të paguhet 185 mijë euro më shumë në javë sesa Virgil van Dijk, i cili momentalisht është futbollisti më i paguar në “Anfield”.























