21:53 / 25.06.2022
Llapi përforcohet me një malazez para ndeshjes me Buducnostin
Uran Krasniqi/RTKLive
Igor Vukcevic është futbollisti më i ri i Llapit. Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë Llapi.
"Igor Vukcevic, sulmues i qendrës, i lindur më 07.11.1999 ka përforcuar sulmin e skuadrës sonë. Vukcevic së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Karrierën Vukcevic e ka filluar tek skuadra e Buducnost Podgorica, kurse ka mbrojtur ngjyrat edhe të OFK Petrovac. Sulmuesi shtatlartë është bashkuar sot me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme", ka njoftuar klubi nga Podujeva.























