Ekipi i Kosovës parakalon në Lojërat Mesdhetare
BKT
Sport

Ekipi i Kosovës parakalon në Lojërat Mesdhetare

Uran Krasniqi/RTKLive

Mundësi Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana, e kanë bartur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare.

Parakalimi i ekipit të Kosovës ka ndodhur para rreth 50 mijë tifozëve në stadiumin olimpik të Oranit në Algjeri.

Në Oran të Algjerisë prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022 do të mbahen Lojërat e 19-ta Mesdhetare "Oran 2022".

Kosova atje do të përfaqësohet me sportistë të cilët do të paraqiten në disiplina të ndryshme.