Arrestohet​ një person nën dyshimin se mashtroi qytetarët për viza
BKT
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Arrestohet​ një person nën dyshimin se mashtroi qytetarët për viza

A.Bela / RTKlive

Mashtronte qytetarët duke u marr para për termin të vizave, përfitoi mbi 40 mijë euro, arrestohet nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë. 

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41100€ (katër dhjetë e njëmijë e njëqind euro). 

"I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme