Albulena Gërvalla, e pesta në Oran (E plotësuar)
BKT
Sport

Albulena Gërvalla, e pesta në Oran (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Albulena Gërvalla ka zënë vendin e pestë në kategorinë -55 kg të karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ajo pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.

Sot garojnë edhe Elhami Shabani dhe Adelina Rama, të cilëve iu urojmë sukses.

Gërvalla me fillimin e mirë dha shpresë për të arritur më shumë. 

Karateistja kosovare Albulena Gërvalla synon të bronztën (E plotësuar)

Karateistja kosovare Albulena Gërvalla do të luftojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Kjo pasi ajo është mposhtur nga algjeriania Abouriche Louiza.

"Karateistja jonë, Albulena Gërvalla, do të garojë për medaljen e bronztë, pasi u mund në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja jonë pati edhe një lëndim, që urojmë të mos e pengojë për të garuar për medaljen e bronztë", ka njoftuar KOK.

Karateistja Albulena Gërvalla nis me fitore në Oran

Karateistja kosovare Albulena Gërvalla i ka nisur mirë Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Siç ka komunikuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Gërvalla është edhe luftë për medalje, e cila do të ishte e para për Kosovën në Oran 2022. 

"Albulena Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Karateistja jonë fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21. Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë", ka njoftuar KOK.