Peci i gatshëm të debutojë e ta përfaqësojë Kosovën
BKT
Sport

Peci i gatshëm të debutojë e ta përfaqësojë Kosovën

Uran Krasniqi/RTKLive

Etnik Peci po stërvitet për të luajtur për Kosovën në ndeshjen e cila zhvillohet më 30 qershor. 

Pas ftesës për herë të parë, ai ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku ka vlerësuar atmosferën në grup.  

“Kisha dashur ta falënderoj Federatën dhe trajnerët për këtë mundësi që më është ofruar. Unë do të mundohem në çdo stërvitje dhe lojë të jap maksimumin”, është shprehur Peci për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe rreth pritjes në grup: “Atmosfera ka qenë shumë e mirë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Disa i kam njohur edhe më herët, por po ndihem shumë mirë që tash e kam mundësinë që t’i njoh edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë përvojë në Përfaqësuese dhe po mundohem që të mësoj prej tyre”.

Kosova udhëton drejt Danimarkës të martën.