Rama: Në 1 korrik nisin gjobat, mbrojmë Shqipërinë
BKT
RTSH
Shqipëri

Rama: Në 1 korrik nisin gjobat, mbrojmë Shqipërinë

RTSH

Ndërsa përdorimi i qeseve plastike është ndaluar për subjektet tregtare që prej 1 qershorit, nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për të gjithë ato biznese që nuk e zbatojnë këtë nismë. Vendimin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës. Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar. Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave,”-shkruan Rama.

Nga data 1 qershor hyri në fuqi ligji për prodhimin, shitjen dhe përdorimin e qeseve plastike në Shqipëri. Sipas ligjit parashikohen gjoba deri në 1.5 milionë lekë për prodhuesit dhe importuesit e qeseve plastike. Nëse shkelja përsëritet atëherë, dënohen me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të  ndaluara.


MË SHUME NGA Shqipëri