Llapi konfirmon marrëveshjen me Gaziantep për Valmir Veliun
BKT
Sport

Llapi konfirmon marrëveshjen me Gaziantep për Valmir Veliun

Uran Krasniqi/RTKLive

Valmir Veliu tashmë do të luajë në Superligën e Turqisë. Llapi dhe Gaziantep kanë arritur marrëveshje për futbollistin.

Klubi nga Podujeva, teksa ka komunikuar marrëveshjen, ka theksuar se një sukses i tillë i klubit, që ta transferojë futbollistin e vet direkt në Superligën e Turqisë lidhet me trajnerin Tahir Batatina, "duke e bërë atë trajnerin e parë në historinë e futbollit kosovar që arrin ta dërgoj një lojtar në Superligën e Turqisë". 

"Klubi jonë, KF Llapi, kryesia e klubit, shtabi teknik dhe administrativ, bashkëlojtarët dhe tifozët llapjanë “Ultras Legjendat”, i dëshirojnë Valmir Veliut shumë suksese në karrierën e tij dhe shpresojmë që ai ta bëj krenar Llapin dhe Kosovën me paraqitje të mira në fushën e gjelbërt. KF Llapi dëshmon se pavarësisht objektivave madhorë për të fituar trofe, vazhdimisht promovon lojtarët e rinj, duke filluar me Mirlind Dakun, Hajdin Salihun dhe tash Valmir Veliun, por ne nuk do ndalemi, do vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen, ku tash njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Superligë, ILIR KRASNIQI është duke u rritur për një klub të madh evropian. Valmir Veliu do të na mungoj të gjithëve për spektaklin, golat, asistimet dhe mbi të gjitha për profesionalizmin, punën, angazhimin dhe diciplinën gjë që bëri të jemi këtu ku jemi sot", ka shkruar Llapi në njoftim.