08:53 / 27.06.2022
Parashikimi i motit sot në Shqipëri
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se, të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Në zonën bregdetare dhe ne relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera-herës deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-8m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.























