​Edhe Petr Cech largohet nga Chelsea
Magazina

​Edhe Petr Cech largohet nga Chelsea

Chelsea ka njoftuar se Petr Cech, i cili ishte këshilltar teknik dhe i performancës në këtë klub, do të largohet nga roli i tij efektiv më 30 qershor.

Që nga emërimi i tij, tre vite më parë, Cech ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjitha çështjet e futbollit dhe performancës në të gjithë klubin, duke forcuar lidhjet midis ekipeve të meshkujve dhe akademisë.

Pas këtij vendimi nga ana e klubit, Chech tha se ishte privilegj për të që ta mbante këtë rol për tre vite te Chelsea dhe se u shpreh i sigurt se me pronarët e rinjë, klubin po e pret një e ardhme e mirë, përcjellë KosovaPress.

“Ka qenë një privilegj i madh të luaja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndjej se tani është koha e duhur për mua të largohem. Jam i kënaqur që klubi tani është në një pozitë të shkëlqyer me pronarët e rinj dhe jam i sigurt për suksesin e tij në të ardhmen si brenda dhe jashtë fushës.”, tha Cech

Ndërsa, presidenti i ri i klubit, Todd Boehly, tha se Petr është anëtar shumë i rëndësishëm i klubit dhe e ka falenderuar atë për kontributin e dhënë.

“Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t'u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë atij më të mirën”, tha ai.


MË SHUME NGA Magazina