Eminem thotë se muzika rap është ‘terapeutike’
Magazina

Eminem thotë se muzika rap është ‘terapeutike’

Reperi me famë botërore, Eminem ka folur për fuqinë shëruese. Reperi, 15 herë fitues i çmimit Grammy, mori pjesë në emisionin Sway in the Morning në kanalin Sirius XM Radio 45 dhe u pyet se si repi ka ndikuar në shëndetin mendor. Ai e vlerësoi muzikën rap si terapeutike.

“Unë mendoj se kjo është një nga gjërat më të mira të muzikës rap… është se mund të vendosni kaq shumë nga jeta juaj në të. Është terapeutike dhe kështu ka qenë gjithmonë për mua”, tha ai. Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, ka ndarë shumë detaje personale përmes muzikës së tij.

Eminem


APR
Romay Lift