Sfidat për ta bërë bujqësinë rezistente ndaj krizave
BKT
Shqipëri

Sfidat për ta bërë bujqësinë rezistente ndaj krizave

ATSH

Në vigjilje të Samitit të G7, ministra të Jashtëm, Ekonomisë dhe Bujqësisë nga shumë vende të botës u mblodhën në Berlin me ftesë të qeverisë Gjermane së bashku me organizata ndërkombëtare, banka zhvillimi dhe filantropë, për të diskutuar sfidat e garantimit të ushqimit për vendet më vulnerabël si pasojë e shkëputjes së hallkave të zinxhirit ushqimor prej luftës në Ukrainë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e pranishme në këtë takim u shpreh se, “përveç garantimit të ndihmës humanitare të menjëhershme, çlirimit të stokut të produkteve në Ukrainë për eksport, u vu theksi në ndërtimin e sistemeve ushqimore më të qendrueshëm”.

Gjithashtu theksoi Krifca, fokus i këtij takimi ishte edhe forcimi i komitetit global për garancinë ushqimore si një platformë ndërqeveritare gjithëpërfshirëse që vendos instrumenta financiarë në dispozicion të situatës.

“U nënvizua nevoja për përdorimin e farave dhe fidanëve të cilësisë së lartë, përdorimi në mënyrë eficiente i plehruesve dhe rritje e përdorimit të inovacionit dhe teknologjisë si praktika të duhura për ta bërë bujqësinë rezistente ndaj faktorëve të paparashikueshëm dhe krizave”, tha ministria.


MË SHUME NGA Shqipëri