​Rritet prodhimi i frutave dhe perimeve në Shqipëri
Shqipëri

​Rritet prodhimi i frutave dhe perimeve në Shqipëri

Në vitin 2021 pati një rritje të volumit të prodhimit të perimeve dhe frutave në vend.

Perimet shënuan rritje vjetore me 3.28 %, krahasuar me vitin 2020, ku niveli më i lartë ishte në qarqet Fier me 541.792 tonë, Tiranë me 133.579 tonë dhe Berat me 131.830 tonë.

Edhe pse më lehtë, drithërat po ashtu patën rritje me 1.04%, ku kryesoi Fieri, i ndjekur nga Elbasani dhe Korça.

Patatja në 2021 u rrit me 1,56 %, në krahasim me vitin 2020, ku kryesoi Korça, e ndjekur nga Fieri dhe Elbasani. Krahasuar me një vit më parë ulje ka shënuar prodhimi i fasules me 12,98 %.

Prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 21,67 % të prodhimit gjithsej të perimeve nga ku 52,00 % e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier. Në vitin 2021, prodhimi në serra është rritur me 2,64 %, krahasuar me një vit më parë ku prodhimi i domates zë 51.9 % të prodhimit gjithsej në serra.

Qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në serra ndaj prodhimit të perimeve gjithsej është Berati dhe Fieri, ndërsa përqindja më e ulët është shënuar në qarkun Korçe dhe Gjirokastër.

Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2021 është rritur me 4,92 %, krahasuar me vitin 2020. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës pasuar nga Elbasani dhe Fieri.

Ndryshe nga pemët e tjera, ulliri shënoi rënie me 16,52 %, krahasuar me një vit më parë.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri