Ambasada shqiptare në SHBA, Escobar vlerëson rolin e Shqipërisë në rajon
Shqipëri

Ambasada shqiptare në SHBA, Escobar vlerëson rolin e Shqipërisë në rajon

ATSH

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber, zhvilloi një pritje gjatë kësaj jave me ambasadorët amerikanë që shërbejnë në Shqipëri e vende të tjera të rajonit, si dhe ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor që shërbejnë në Uashington DC, me të ftuar nderi Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar.

Pritja e shtruar në Ambasadë ishte një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer mendime, ide dhe eksperienca mes kolegësh, si dhe për të diskutuar për axhenda të përbashkëta.

Në fjalën e rastit, ambasadorja Faber theksoi se bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor, prezantimi i projekteve të përbashkëta dhe i bashkëpunimeve të suksesshme, kanë qenë në vëmendje të punës së saj.

Escobar në fjalën e tij tregoi shumë entuziazëm për rolin e Shqipërisë në rajon si dhe për kontributin e secilit vend në dobi të një fqinjësie të mirë.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri