Tragjike në Berat, makina përfundon në lumë, humbin jetën nënë e bir
Shqipëri

Tragjike në Berat, makina përfundon në lumë, humbin jetën nënë e bir

rtsh.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Berat pranë vendit të quajtur “Ura e re”, ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi makina, me të cilin po udhëtonin, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

Policia bën me dije se K.Xh po udhëtonte me mjetin tip "Benz" në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë, e, për pasojë, ajo së bashku me fëmijën 6-vjeç kanë ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri