21:17 / 27.06.2022
Kurti: Marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Serbi, mbetet fokus yni
Blerim Halimi / RTKlive
Pas njoftimit për media nga zyra e tij, edhe vet kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth takimit të sotëm me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se fokusi i palës kosovare do të mbetet arritja e marrëveshjes me Serbinë, që në qendër do ta ketë njohjen reciproke.
“Ne mirëpresim përputhjen e fundit në udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Fokusi ynë do të mbetet në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë me në qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.























