Në Shqipëri, moti i kthjellët e i nxehtë
Shqipëri

Në Shqipëri, moti i kthjellët e i nxehtë

ATSH

Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare të deri ne  mesatare. Në zonën qendrore  dhe ne relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera-herës deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje  – perëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 6-10 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


APR
Romay Lift