Rikthehen humbjet e jetës nga COVID-19 në Shqipëri, thirrje për vaksinim
Shqipëri

Rikthehen humbjet e jetës nga COVID-19 në Shqipëri, thirrje për vaksinim

rtsh.al

Pas më shumë se 7 javësh, relativisht të qetë rikthehen humbjet e jetës nga virusi COVID-19, ndërkohë që infektimet po rriten duke kapur ngadalë shifrat trefishore.

Një qytetar 72 vjeç nga Tirana nuk arriti të fitojë betejën me këtë virus duke humbur jetën një ditë më parë ndërsa shtrimet në spital të cilat merren si reference për gravitetin e situatës mbeten të ulëta, vetëm 17 të shtruar.

Ekspertët e Shëndetit Publik shprehen se pandemia nuk ka ikur madje në vjeshte ata presin edhe përkeqësim të saj.

Në qendrat shëndetësore mjekët kanë filluar sërish përdorimin e maskave dhe ruajtjes së distancës për shkak të rritjes së infektimeve. Ekspertët e ISHP apelojnë sidomos të rinjtë e pavaksinuar, të vaksinohen menjëherë dhe të mbrojë veten dhe të tjerët nga infektimet e reja.

Autoritet i bëjnë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin sidomos gjatë kësaj periudhe të rritjes së kontakteve për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Pas dy dozave bazike, ekspertët rekomandojnë marrjen e dozës së parë përforcuese për të gjitha ata që kanë kaluar më shumë 6 muaj nga vaksinimi me dozën e fundit apo dhe nga infektimi me COVID ndërsa doza e dytë përforcuese, është e këshillueshme për të sëmurët kronikë.

 


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri