15:25 / 28.06.2022
Balla: Rumania e gatshme të na mbështesë për procesin e integrimit
rtsh.al
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka qenë në Bukuresht ku është takuar me Kryetarin e Komisionit për Evropën në këtë Senatin rumun.
Balla ka deklaruar se Rumania ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Shqipërisë mbështetje për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Bukuresht. Senati i Rumanisë. Takim me Angel Tîlvâr, Senator, Kryetar i Komisionit për Europën në Senatin Rumun gjithashtu përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Social Demokrate. Rumania është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për ekipet tona gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian”, shkruan Balla.























