Shqipëria e 7-ta në botë për kultivim të kanabisit
Foto / RTK
Shqipëri

Shqipëria e 7-ta në botë për kultivim të kanabisit

Denion Ndrenika/ RTK

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje drejtësisë që të veprojë menjëherë pasi Shqipëria u raportua të jetë e shtata në botë për kultivimin dhe përdorimin e lëndës narkotike kanabis.

Presidenti tha me shqetësim se mbrojtja politike e grupeve kriminale po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe kërkoi që kjo të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet në raportin e vitit 2022 për periudhën 2016-2020 tregon se Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendur për prejardhjen, nisjen dhe tranzitin e kanabisit.

Sipas raportit, përpara Shqipërisë qëndrojnë Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe Maroku në krye, njofton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Në raport Shqipëria përmendet gjithashtu për të njohurën si Rruga e Ballkanit për heroinën duke zënë fill prej Pakistanit e mandej në Siri, Turqi, Greqi deri në Europën Perëndimore.

Sipas presidentit Meta, "krimi i organizuar vijon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë".

Zoti Meta vëren se Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese ende nuk janë përqëndruar seriozisht në luftën kundër kanabizimit dhe trafikut të drogës, kusht për integrimin europian.

Në vitin 2021 raportohet se pothuajse 29 milionë persona ishin përdorues të kanabasit në Europë dhe për këtë lëndë narkotike, vërehet se Shqipëria e bën për eksport ose prodhim për konsum të brendshëm.


Eurokoha
Vjosa
APR

MË SHUME NGA Shqipëri