​Shqipëri: Rriten ndjeshëm rastet me Covid-19
Shqipëri

​Shqipëri: Rriten ndjeshëm rastet me Covid-19

rtsh.al

Shqipëria ka regjistruar për të dytën ditë radhazi shifra të vdekjes si pasojë e koronavirusit, pas një periudhe të gjatë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit në vend ka humbur jetën një person.81-vjeçari nga Tirana nuk mundi t’i mbijetojë sëmundjes.

Ndërkohë janë regjistruar 550 raste të reja infeksioni, të regjistruara përkatësisht në këto bashki: 340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         550

Të shëruar në 24 orë       210

Të shtruar në spitale         19

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 1537

Testime totale              1,846,098

Raste pozitive                 279,717

Raste të shëruara             274,054

Raste Aktive                        2,164

Humbje jete                         3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  1,602

Vlorë 126

Fier 113

Durrës 86

Gjirokastër 67

Lezhë 49

Shkodër 46

Elbasan  36

Korçë 17

Berat 14

Dibër 6

Kukës 2


MË SHUME NGA Shqipëri