10:45 / 29.06.2022
Kosova ndeshet sot me Maltën
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova A te femrat rikthehet sot sërish në palestrën e basketbollit. Pas humbjes nga Malta zhvillon ndeshjen e dytë.
Vashat e Kosovës nga ora 15:00 do të përballen me Andorrën. Dardanet në sfidën e parë nga Malta, 61:68, kurse Andorra është mundur nga Norvegjia me rezultat të lartë 95:36.
Kampionati Evropian do të vazhdojë deri më 3 Korrik.
Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që po zhvillohet në Qipro.























