Muminoviq nuk ia del të sigurojë medalje (E plotësuar)
Sport

Muminoviq nuk ia del të sigurojë medalje (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Erza Muminoviq nuk ka arritur të vazhdojë garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ajo pësoi humbje nga tuniziania, Oumaima Bedioui, kategoria -48 kg.

Muminoviq pëson në çerekfinale në Oran 

Xhudistja Erza Muminoviq ka pësuar humbje në çerekfinale të kategorisë -48 kg të Lojërave Mesdhetare Oran 2022. Ajo është mposhtur nga francezja Melanie Vieu, por që garimin e vazhdon për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.

Pas pak garojnë Flaka Loxha (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-52 kg).

Erza Muminoviq fiton meçin e parë në Oran

Erza Muminoviq ka nisur me fitore Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ajo mundi me ippon turken, Gulkader Senturk, pas një lufte që zgjati mbi 10 minuta.

Erza është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë -48 kg.

Sot do të garojë edhe Distria Krasniqi. 


APR
Romay Lift