Mehaj: NATO  i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s!
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Mehaj: NATO  i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s!

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid  janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike.

Në një postim të tij në Facebook, ai ka shkruar se Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj - NATO-së.

“Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid - shpresë për botën e lirë dhe demokratike. Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s.

Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj.Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj - NATO-së”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara.

“Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale.

NATO  i duhet Kosovës!

Kosova i duhet NATO-s!”, ka shkruar ministri Mehaj

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Madrid, në takimin e nivelit të lartë që do të përfshijë diskutimin e mbështetjes për Ukrainën dhe mënyrën se si aleanca do të përshtatet për të përballuar sfidat aktuale dhe ato të së ardhmes.

Mbrëmjen e 28 qershorit, udhëheqësit e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë nënshkruan një memorandum trepalësh - në margjina të samitit të NATO-s në Madrid - duke i hapur rrugën dyshes nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake. Por, për çfarë ranë dakord konkretisht dhe çfarë do të ndodhë tash?

May be an image of 5 people and people standing


MË SHUME NGA Lajme