Specialja dhe anulimi i ardhjes së Trendafilovës,sonte tema në “RTK PRIME”
RTKlive
Sonte në emisionin debatues “RTK PRIME”, do të trajtohet një nga temat e ditëve të fundit e që ka të bëjë me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një ditë më parë, ky institucion i Kosovës që fizikisht funksionin jashtë territorit te shtetit, ka publikuare dhe raportin e punës për vitin 2021. Në atë dokument është përfshirë e gjithë veprimtaria e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Në emisionin e sotëm, të ftuar të gazetarit Bashkim Vishaj janë deputetja Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndron Kastrati nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për drejtësi dhe Artan Behrami, ish këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.
Ky i fundit aktualisht është njëri nga të akuzuarit e Speciales.
Gjithashtu paneli i të ftuarve, në këtë emision do të trajtojnë edhe anulimin e ardhjes në Kosovë për vizitë, të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Kjo e fundit është dashur të vijë në Kosovë me 4 korrik, për të debatuar me shoqërinë civile dhe mediat në Gjilan, por sot është njoftuar se kjo vizitë është anuluar dhe takimin e saj, ajo do ta mbajë vetëm online.
Emisioni “RTK PRIME” fillon në orën 20:20 minuta dhe transmetohet në RTK1.























