Samiti i NATO-s, Rama: Sot më shumë se kurrë jemi në krahë të njëri-tjetrit
Shqipëri

Samiti i NATO-s, Rama: Sot më shumë se kurrë jemi në krahë të njëri-tjetrit

rtsh.al

Në kuadër të punimeve të Samitit dy ditor të NATO-s në Madrit të Spanjës ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama është forcuar edhe më shumë zëri se aleatët e NATO do të jenë të bashkuar për mbrojtjen e lirisë të popujve të tyre kundër çdo agresioni.

Gjatë punimeve NATO ka publikuar edhe një mesazh bashkimi, i cili është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama, i cili shkruan se Shqipëria po jep kontributin e saj në aleancën më të fuqishme ushtarake.

“Me këtë mesazh bashkimi të vendeve të NATO-s që sot më shumë se kurrë qëndrojnë në krah të njëra tjetrës, në aleancën më të fuqishme ushtarake, ku edhe Shqipëria jep kontributin e saj”, shkruan Rama.

Në video është përcjellë fjalimi i presidenti i SHBA-së, Harry S.Truman në themelimin e NATO-s në 1949.

“Ne besojmë se është e mundur që kombet të bashkohen në parimet madhore të lirisë njerëzore dhe drejtësisë. Por nuk mund t’ia dalim nëse qytetarët tanë përndiqen nga frika e përhershme e agresionit dhe barra e kostos së përgatitjes së kombeve të tyre individualisht kundër sulmeve. Lufta për ne nuk është e pashmangshme. Ne shpresojmë të ngremë një mburojë kundër agresionit dhe kundër frikës ndaj agresionit, që do të na lejojë të ecim përpara për të ndërtuar një jetë më të përmbushur e më të lumtur për qytetarët tanë. Në ka një gjë të sigurt sot, në ka diçka të pashmangshme në të ardhmen, është vullneti i popujve të botës për paqe dhe liri”, ishte fjalimi i presidentit Truman.

Në fillimet e themelimit të NATO-s ishin 12 aleatë, sot janë 30, mes të cilëve është edhe Shqipëria.

 


APR
Romay Lift