INSTAT raporton ulje të papunësisë për shkak të emigracionit
Shqipëri

INSTAT raporton ulje të papunësisë për shkak të emigracionit

Denion Ndrenika/RTK

Instituti i Statistikë në Shqipëri (INSTAT) raportoi se pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë është duke u ndjerë dukshëm mungesa e punonjësve.

Sipas INSTAT-it, ndikimi në tregun e punës vjen për shkak të pakësimit të popullsisë me ritme të shpejta meqenëse largohet në emigracion.

Dukuria e rënies pothuajse në zero të nivelit të papunësisë është në Gjirokastër dhe në Kukës, meqenëse shumica e popullsisë në të dy këto qarqe në jug dhe në verilindje, është e moshës madhore pensionale dhe forcat e punës kanë emigruar.

Gjirokastra dhe Kukësi shënuan nivelin më të ulët me thuajse 4 për qind papunësi, mirëpo Kukësi ndërkaq është edhe qarku më i varfër i Shqipërisë me dominancë ekonomike 70 për qind nga bujqësia.

Raporti i INSTAT-it, sipas revistës së profilizuar ekonomike "Monitor", tregon se tre muajt e parë të vitit 2022, përkatësisht janar, shkurt dhe mars, qarqet Lezhë dhe Durrës kanë nivelet më lartë të papunësisë.

Durrësi sipas këtij raporti e ka nivelin e pap nësisë 16.1 për qind, kurse Lezha 22.7 për qind.

Ndërkaq, papunësia në nivel të republikës është në nivelin mesatar 11.3 për qind për të njejtën periudhë, pra tre muajt e parë të vitit 2022.

Sipas Bankës Botërore, papunësia në rënie në në Shqipëri vjen pikërisht për shkak të emigracionit të madh.

Më shumë rritje të papunësia shënoi Dibra me 14.8 për qind, ndërsa rënien më të madhe Vlora me më shumë se 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Mbi mesataren kombëtare papunësia u shënua në 5 qarqe nga 12, përkatësisht në Dibër, Vlorë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë, kurse në 7 qarqet e tjerë papunësia është nën mesataren kombëtare.


APR
Romay Lift