Policia zyrtarizon arsyet e arrestimit të 6 numëruesve të votave në Elbasan
Foto / RTK
Shqipëri

Policia zyrtarizon arsyet e arrestimit të 6 numëruesve të votave në Elbasan

Denion Ndrenika

Policia në Elbasan njoftoi se arrestimi i 6 anëtarëve të Komisioneve Zonalë të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) mbrëmjen e kaluar u bë për provat që thotë se ka, për përfshirjen e tyre në manipulimin e votës për procesin e përgjithshëm të 25 prillit 2021.

Policia tha se 6 anëtarët e KZAZ-së numër 53 në Përrenjas të Elbasanit, falsifikuan materialet zgjedhorë të procesit të 25 prillit si numërues të votës.
Të gjashtë këta shtetas ishin shpallur në kërkim dhe u arrestuan nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.


Ky sektor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në policinë e Elbasanit, i arrestoi të gjashtë shtetasit mbështetur në akuzën e kryerjes së veprës penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.


Policia tha se pas hetimeve u ndërtua dyshimi i arsyeshëm se këta shtetas numërues të votave, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shënuan në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.Për të gjashtë këta shtetas gjykata kishte vendosur masën sigurimit personal “Arrest në burg”, përkatësisht:

•Erald Karriqi, 35 vjeç, banues në Përrenjas; •Ylli Kuka, 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Përrenjas; •Durim Alla, 49 vjeç, banues në Përrenjas; •Erjon Dashi, 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Përrenjas; •Mili Vasku, 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Përrenjas; •Olgert Alla, 40 vjeç, banues në Përrenjas.


APR
Romay Lift