U vendos në Letoni kontigjenti i 11-të i ushtarakëve të Shqipërisë
Shqipëri

U vendos në Letoni kontigjenti i 11-të i ushtarakëve të Shqipërisë

Denion Ndrenika /RTK

Kontigjenti i 11-të i ekspertёve tё zbulimit dhe asgjësimit tё municioneve tё rrezikshme (EOD) të ushtrisë së Shqipërisë u stacionua në Letoni.

Pjesëtarët e këtij kontigjenti në Kamp  si pjesë e misionit të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s në grupbatalionit kanadez.

Rreth 20 efektivëve zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici u tha se marrin detyrën si pjesë e angazhimeve që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë në kuadër të detyrimeve euroatlantike.

Sipas zonjës Bici, veçanërisht agresioni i paprecedentë rus e ka rritur ndjeshëm rëndësinë e këtij misioni duke e kthyer atë në vijën e parë të frontit të Aleancës që gjithmonë e më shumë duket se po bëhet një vijë kritike.

"Kjo situatë kërkon rritjen e përkushtimit tuaj në këtë front të Aleancës. Ju do të jeni zëri, fuqia dhe dinjiteti i Shqipërisë në mes të aleatëve tanë në këto kohë të vështira", - tha ajo.

Mbështetje dhe vëmendje të rëndësishme për këto angazhime të sigurisë kolektive të Forcave të Armatosura të Shqipërisë jep Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak të SHBA-së.


APR
Romay Lift