Nikolla: Kuvendi, shtyllë e demokracisë dhe interesit kombëtar e publik
Shqipëri

Nikolla: Kuvendi, shtyllë e demokracisë dhe interesit kombëtar e publik

ATSH

30 qershori është Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit. Në mesazhin e saj me rastin e kësaj dite, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehet se, “kjo ditë bashkon 272 parlamente (193 Dhoma Deputetësh, 79 Senate) dhe rreth 46 mijë parlamentarë në 193 shtete anembanë globit, në qëllimin e përbashkët për të fuqizuar demokracinë liberale dhe sistemet përfaqësuese”.

Në mesazhin e saj me rastin e kësaj dite, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehet se,  “kjo ditë bashkon 272 parlamente (193 Dhoma Deputetësh, 79 Senate) dhe rreth 46 mijë parlamentarë  në 193 shtete anembanë globit, në qëllimin e përbashkët për të fuqizuar demokracinë liberale dhe sistemet përfaqësuese”.

“Kuvendi i Shqipërisë është anëtar aktiv i Unionit Parlamentar Ndërkombëtar dhe forumeve parlamentare ndërkombëtare”, theksoi Nikolla.

“Kuvendi është i angazhuar në reformat demokratizuese dhe integruese, udhëheq e legjitimon procesin e integrimit evropian dhe partneritetin me aleatët euro-atlantikë”, u shpreh Nikolla.

“Në fillimet e shekullit të dytë të parlamentarizmit shqiptar, Kuvendi,  si një shtyllë e sistemit demokratik, konsolidon traditën për avancimin e reformave, mbrojtjen e interesit kombëtar e publik, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare e publike, transparencën, diplomacinë parlamentare dhe kontributin për sigurinë e paqen”, përfundoi mesazhin e saj Nikolla.


APR
Romay Lift