Rama diskutime me presidentin bullgar Radev: Mbase sot lajmi i mirë
Foto: RTSH
Shqipëri

Rama diskutime me presidentin bullgar Radev: Mbase sot lajmi i mirë

RTSH

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një lajm të mirë për Shqipërinë gjatë ditës së sotme, edhe pse nuk ka bërë të tjera komente.

Duke postuar pjesë nga takimet e tij në samitin dy ditor të NATO-s në Madrit, Rama shihet kur ‘diskuton gjatë’ me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Nga takimi i tyre ‘kokë më kokë” dhe pas heqjes së vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut, “lajmi mirë” i paralajmëruar nga Rama mund të jetë edhe caktimi i një date për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan Kryeministri krah videos dhe fotove të publikuara nga samiti.

Gjithashtu në ditën e dytë të punimeve të samitit të NATO-s në axhendën e kryeministrit Rama është edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës.

Megjithatë mbetet për t’u mësuar se kush është lajmi i mirë.


APR
Romay Lift