Laura Fazliu medaljen artë, Akil Gjakova të bronztën
Foto: KOK
Sport

Laura Fazliu medaljen artë, Akil Gjakova të bronztën

Jeton Musliu / RTKlive

Xhudisti 26-vjeçar, Akil Gjakova ka arritur të kurorëzohet me medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, në kategorinë deri 73 kilogramë.


Ai ishte bartës i parë në këtë kategori, por pësoi humbje në gjysmëfinale ndaj algjerianit, Messaoud Redouane Dris në kohën shtesë. Kësisoj, ai u detyrua që të luftojë për medaljen e bronztë, e ku fitoi ndaj italianit Manuel Lombardo.
 

Laura Fazliu, fiton medaljen e artë në Lojërat mesdhetare (E plotësuar)

Laura Fazliu i ka sjellë një tjetër medalje të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë në finale me Vazzari e ka mposhtur spanjollen Perez Cabana, për ta ngritur kështu Kosovën edhe njëherë në piedestal.

Laura Fazliu në finale, në garë për medaljen e artë 

Xhudistja Laura Fazliu arrin tjetër fitore në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Ajo mposhti algjerianën Amina Belkadi në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Me fitoren e arritur, xhudistja Fazliu arriti në finale të kësaj kategorie.

Fitoren ajo e arriti me ‘Wazari’.  Në finale,xhudistja Laura Fazliu do të përballet me xhudistën spanjolle Cristian Perez Cabana.

Xhudistja Laura Fazliu në zonën e medaljeve

Ajo mposhti xhudistin kroate, Iva Oberan, duke arritur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Raundin e parë xhudistja kosovare e kaloi pa luftë, derisa tani është në zonën e medaljeve në gjysmëfinale.

Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, triumfoi me “Ëazari”.

Ajo  realizoi hedhjen 4 sekonda pa mbaruar lufta.

Në gjysmëfinale ajo do të përballe me algjerianen Amina Belkadi.

Për Kosovën është medalja e tretë e siguruar nga xhudo në Lojërat Mesdhetare dhe e katërta në përgjithësi.

Të mërkurën Distria Krasniqi e fitoi të artën e Flaka Loxha të bronztën, ndërsa boksieri Shpejtim Bajoku siguroi së paku medaljen e bronztë me arritjen në gjysmëfinale në boks në kategorinë deri 63 kilogramë.


APR
Romay Lift