Shqipëria do të dislokojë ushtarë në Bullgari
Foto: RTKLive
Shqipëri

Shqipëria do të dislokojë ushtarë në Bullgari

Denion Ndrenika/RTK/Tiranë

Shqipëria do të bëhet pjesë me trupa ushtarake në Bullgari bashkërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Bullgarinë.

Ky informacion qartësohet nga harta e NATO-s e publikuar për vendndodhjen e trupave për shkak të rrezikut nga Rusia.

Në Bullgari do të vendosen 1650 trupa bullgare, shqiptare dhe amerikane.

NATO-ja në Evropën Lindore do të shtojë numrin e ushtarëve dhe të forcave në gatishmëri të lartë nga 40 mijë në 300 mijë.

Ky dislokim i trupave është më i madhi që nga Lufta e Ftohtë për Aleancën Veriatlantike sipas Samitit të Madridit të këtyre tri ditëve të fundit ku Rusia shpallet si kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurisë së vendeve anëtare, pas pushtimit të Ukrainës.

Ndërkaq, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu shkruajti në twitter se shtimi i trupave, anijeve dhe avionëve është përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.


APR
Romay Lift