Meta: Vendimet në Madrid e bëjnë NATO-n më të fortë
Denion Ndrenika/RTK/Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se vendimet e marra në samitin triditor të Madridit e bëjnë më të fortë NATO-n.
Meta tha se vendimet e Aleancës Veratlantike ishin historike përballë rreziqeve që kanosen.
Në një postim në profilin e tij në fejsbuk, presidenti shkruajti gjithashtu se vendimet e bëjnë NATO-n më të gatshme përballë sfidave të sotme.
"Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!", - shkruajti presidenti.
Ndërkaq sipas zotit Meta, "vendeve mike", siç i quajti Suedinë dhe Finlandën, "u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato".
Me hashtagun "#weAreNATO", presidenti e mbylli mesazhin me fjalët "Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë"!