​Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira
Shqipëri

​Rama niset nga Spanja: Vij në atdhe me dy lajme të mira

A2

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i tij janë nisur sot në Shqipëri pas vizitës në Madrid ku morën pjesë në samitin e NATO-s.

Në një postim në Facebook kreu i qeverisë thotë se vjen në atdhe me dy lajme të mira: atë të kontributit shqiptar në aleancën e NATO-s dhe zgjidhjen e ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Kjo vjen disa orë pasi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla foli në parlament për një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE-së për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


APR
Romay Lift