Edhe LDK dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në
BKT
Lajme

Edhe LDK dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

KP

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar sot në Kushtetuese për interpretim ligjshmërinë e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Deputeti Armend Zemaj ka deklaruar se amendamentet e këtij ligji janë në kundërshtim me frymën kushtetuese.

Pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të këtij ligji, Zemaj shtoi se në emër të deputetëve nënshkrues kanë proceduar një kërkesë për ligjshmërinë e ligjit për Këshillin Prokurorial.

"Nuk pajtohemi me mënyrën se si është ardhur dhe se si është proceduar. Amendamentet mendojmë që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe frymën e saj. Dhe besojmë që interferimet në Këshillin Prokurorial dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë politike janë jo të shëndetshme për demokracinë dhe për frymën e gjyqësorit, për të cilin pretendohet që të gjithë në një zë duhet të sigurojmë në mënyrë të barabartë dhe demokratike, pa ndërhyrje dhe pa kapje institucionale të këtij institucioni kushtetues shumë të rëndësishëm", ka deklaruar Zemaj.

Gjatë ditës edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim Ligjin për KPK-në të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

PDK çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

N. Mekolli /RTKlive.com

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës.

Tahiri ka thënë se janë shumë çështje të cilat e bëjnë këtë projektligj të papajtueshëm me Kushtetutën nga njëra anë, dhe të papranueshëm për shkak të mundësisë që krijon për nërhyrje politike nga ana tjetër.

“Ky ligj cënon rënd pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës. Ky është një ligj që shtrinë ndikimin e politikës në këshillin prokurorial. Që nga themelimi i institucioneve të Republikës së Kosovvës, asnjëherë nuk kemi parë një tendencë të tillë për të kapur Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës. Argumentimet të cilat i ka sjellë PDK-ja, konsiderojmë se janë një bazë e majftueshme për ta nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë.”, ka thënë Tahiri, njofton zyra për informim e PDK-së.

Më tej, ai ka thënë se Qeveria, përmes votimit të këtij ligji, e ka kapur sistemin e drejtësisë në dorë përmes Këshillit Prokurorial.

“Në mes të dy leximeve, nuk janë marrë në konsideratë as rekomandimet e Komisionit të Venecias. Prandaj, këto janë arsye shtesë pse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Këtë ligj e degradon edhe përbërja politike e këtij Këshilli. Tash, çdo kush mund të bëhet anëtar i Këshillit Prokurorial, mjafton të ketë mbështetjen e politikës. Pra, tash, Këshilli Prokurorial është direkt i varur nga politika – respektivisht nga mazhoranca. Kjo është e papranueshme, në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj edhe jemi të bindur që një vendim të tillë do ta nxjerrë dhe konfirmoj edhe vetë Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë Tahiri, njofton PDK. 


MË SHUME NGA Lajme