Traileri i filmit “Fools”
Magazina

Traileri i filmit “Fools”

Filmi i regjisorit polak Tomasz Wasilewski, i titulluar “Fools”, është njëri prej shumë filmave që do të shfaqet në festivalin e filmit Karlovi Vari në Çeki. Ai do të jetë pjesë e garës Proxima.

Regjisori Wasilewski tashmë ka fituar çmimin për skenarin më të mirë për filmin “United States of Love” në Berlinale në vitin 2016, si dhe çmimin “East of West” në Karlovy Vary në vitin 2013 për filmin “Floating Skyscrapers”.

Sipas përgjegjësve të festivalit Karlovi Vari, regjisori Tomasz Wasilewski pas fitores me skenarin e filmit “United States of Love” në Berlinale vazhdon me sukses punën e tij, tani me filmin “Fools”.

Filmi “Fools” paraqet Marlenën dhe Tomasin, të fshehur nga bota në një qytet të vogël bregdetar. Jeta e tyre gërshetohet në baza ditore. Lidhja e këtij çifti fillon të prishet. Marlena lejon birin e saj të sëmurë që të manovrojë me ta. Kështu, ata duhet të bëjnë zgjidhje se si të vazhdojnë jetën.

Festivali i fimit Karlovi Vari në Çeki është njëri prej më të vjetërve në botë në radhë të festivaleve dedikuar filmit. Ai u themelua në 1946.

Festivali i sivjetmë Karlovi Vari do të mbahet nga data 1 deri më 9 korrik 2022.


MË SHUME NGA Magazina