Ibrahimaj: Rritja ekonomike 5.97%, borxhi publik ra në 69.9%
Shqipëri

Ibrahimaj: Rritja ekonomike 5.97%, borxhi publik ra në 69.9%

ATSH

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se ekonomia shqiptare është rritur me 5.97% ndërsa niveli i borxhit publik për tre mujorin e parë të këtij viti është reduktuar në nivelin 69.6% për shkak të ngadalësimit të huamarrjes së brendshme.

Në konferencën për mediet të premten Ibrahimaj bëri të ditur se, “rritja ekonomike në tremujorin e parë të 3022 shënoi 5.97%. Ndërsa presim një rritje me 3.24% për gjithë vitin”.

Ibrahimaj tha se, ka pasur rritje në të gjithë sektorët e prodhimi dhe më i lartë ka qenë tek ndërtimi me mbi 25%, ndjekur më pas nga tregtia.

Konsumi i popullatës u rrit me 8.6% dhe përbën peshën kryesore të rritjes ekonomike.

Sipas saj, Shqipëria me rritje 5.97% shënon rritjen më të lartë se mesatarja e BE që kishte rritje 5.6%. Po ashtu rritja është më e larta edhe në rajon.

“Referuar të dhënave ne nuk kemi ngadalësim të sektorëve prodhues dhe të konsumit, referuar eksporteve dhe importeve të ushqimit. Gjithashtu presim rritje të ekonomisë edhe në 3-mujorin e tretë nxitur nga turizmi, ndërsa me Aktin Normativ që miratuam dje synojmë të nxisim më tej sektorin e ndërtimit që ka rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se ndagadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021. Ndërsa shqetësimi kryesor mbetet inflacioni i lartë. Në 5 mujorin e parë, inflacioni është 5.2%, kur vetëm në muajin maj arriti në 6.7%

“Importet janë rritur në vlerë me mbi 20%, ndërsa janë ulur importet në sasi me 4%. 13 miliardë lekë është vlera e të ardhurave që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve. Ekonomia shqiptare për 5 mujorin është rritur paçka rritjes së çmimeve. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç ndërtimit që është reduktuar me 1.6%, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë në total 13.5%: Prodhimi është rritur 8.6%, shërbimet 2.5%, transporti 28.5% dhe tregtia me 50.4%”, tha Ibrahimaj.


APR
Romay Lift