Shkëlqen Loriana Kuka, fiton medaljen e artë në ‘Oran 2022’ (E plotësuar)
Sport

Shkëlqen Loriana Kuka, fiton medaljen e artë në ‘Oran 2022’ (E plotësuar)

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Loriana Kuka është xhudistja e radhës që i sjellë Kosovës medaljen e artë nga Lojërat Mesdhetare që po mbahen në ‘Oran 2022’ në Algjeri.

Kuka në duelin finale mundi francezen Chloe Buttigieg duke rrëmbyer medaljen e artë nga kjo garë prestigjioze.

Loriana u tregua më e mirë se francezja duke arritur fitore të madhe në ‘Oran 2022’.

Kujtojmë se xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Kuka në finale, tashmë ka siguruar Medaljen e argjendtë

Uran Krasniqi

Nëse Loriana Kuka fiton kundër xhudistes franceze, Chloe Buttigieg, atëherë ajo fiton Medaljen e artë. Por tashmë Kuka vetëm ka siguruar Medaljen e argjendtë.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale të LM "Oran 2022"

Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare "Oran 2022".

Kjo pas fitores ndaj Nurcan Yilmaz të Turqisë, kategoria -78 kg. Rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ku përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar asaj fat në meçet e radhës. 


MË SHUME NGA Sport