S’ndalet Prishtina, transferon talentin 22 vjeçar
BKT
Sport

S’ndalet Prishtina, transferon talentin 22 vjeçar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

FC Prishtina ka vazhduar edhe sot me transferime të reja.

Portieri i talentuar Egzon Bislimi i 2 Korrikut, është blerja e radhës e skuadrës bardhekaltër.

FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Bislimin.

Bislimi ma parë ka qenë pjesë edhe e 2 Korrikut ndërkohë që talenti i tij ka rënë në sy edhe të Përfaqësueses së Kosovës U-21 për t’u bërë më pas pjesë e saj.

Egzoni si fëmijë ka qenë adhurues i Prishtinës dhe tifoz i flaktë i “Plisave”. Për nder të kësaj tifozerie ka vendosur që ta zgjedh numrin 87 për nder të vitit të themelimit (1987).

Përforcimi i ri i kryeqytetasve duke folur për faqen zyrtare të FC Prishtinës, është shprehur i lumtur që tani e tutje do të vesh fanellën e klubit të madh në vendin tonë.

Bislimi thotë së është ndër të jesh pjesë e Prishtinës. Ai premton më të mirën tek skuadra e Ismet Munishit.

“Ideja për t’u bashkuar me Prishtinën ka qenë e trajnerit Ismet Munishi. Për mua fanella e Prishtinës do të thotë nder, privilegj dhe krenari”, tha ai.

“Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe të dëshmojmë se mbi Prishtinën është vetëm qielli. Kryeqytetit dhe shokëve të skuadrës i’u premtoj se ky 35-vjetor i “Plisave” dhe 100 vjetori i themelimit të klubit do të jetë tejet i veçantë. Numri 87 simbolizon vitit e themelimit të tifogrupit nga të cilët ka filluar dashuria për Prishtinën, e cila nuk do të shuhet kurrë”, theksoi ‘gardiani’ Bislimi.